Austria njofton se nga nesër, Rusia do t'ia ndalojë furnizimin me gaz
"Ajo për të cilën ne jemi përgatitur që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë ka ndodhur. Unë u informova sot pasdite se Gazprom do të ndalojë dërgesat për (kompaninë austriake të gazit) OMV nesër në mëngjes", tha kancelari Karl Nehammer
Gjenevë
Kancelari austriak Karl Nehammer njoftoi se kompania Gazprom e Rusisë nga nesër do të ndalojë furnizimin me gaz në Austri, transmeton Anadolu.
"Ajo për të cilën ne jemi përgatitur që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë ka ndodhur. Unë u informova sot pasdite se Gazprom do të ndalojë dërgesat për (kompaninë austriake të gazit) OMV nesër në mëngjes", tha kancelari Nehammer në X.
Ai premtoi se "askush nuk do të ngrijë në dimër, asnjë apartament nuk do të mbetet i ftohtë".
Ai siguroi se janë ndërmarrë masat paraprake dhe tha se "objektet e depozitimit të gazit të Austrisë janë plot dhe nga nesër do të marrim gaz të mjaftueshëm nga burime të tjera".
Sipas kancelarit, niveli i depozitimit është në 93 për qind, duke e vlerësuar atë si "më shumë se kërkesat vjetore" për të gjithë vendin.
Ai shtoi se të gjithë furnizuesit e gazit kanë qenë të detyruar ligjërisht të ndërmarrin hapa paraprak "në mënyrë që të jemi sa më mirë të përgatitur për atë ditë".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.