Ayhan Şimşek
21 Dhjetor 2023•Përditësim: 21 Dhjetor 2023
Autoritetet gjermane sekuestruan drogën Captagon me vlerë 64.5 milionë dollarë pas më shumë se një viti hetimi mbi aktivitetet e një bande të lidhur me Sirinë, raporton Anadolu.
Në një deklaratë të përbashkët nga prokurorët dhe hetuesit thuhet se rreth 461 kilogramë tableta Captagon janë sekuestruar gjatë kontrolleve doganore, si dhe kontrolleve në pronat e të dyshuarve në muajt e fundit.
"Vlera e më shumë se 3.2 milionë tabletave Captagon të sekuestruara është afërsisht 64.5 milionë dollarë. Katër të pandehurit, shtetas sirianë midis moshës 33 dhe 45 vjeç, janë në paraburgim", thanë zyrtarët, duke shtuar se pjesa më e madhe e drogës kishte destinacion Bahrejnin dhe Arabinë Saudite.
“Hetimet u kryen nga prokuroria publike në Aachen dhe zyra e hetimit të doganës në Essen, ndërsa pjesa më e madhe u sekuestrua gjatë bastisjeve në magazinë, 324 kilogramë tableta Captagon”, thuhet në deklaratë.