Mehmet Yılmaz
18 Prill 2016•Përditësim: 18 Prill 2016
BUDAPEST (AA) - Në tre ditët e fundit janë ndaluar 391 refugjatë të cilët tentonin të kalojnë ilegalisht në Hungari, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra policore kombëtare e Hungarisë njoftoi se forcat e sigurisë kanë kryer veprime për hyrjen në mënyrë të paligjshme ndaj 391 refugjatëve të ndaluar në vend nga të cilët 168 janë ndaluar të shtunën, 144 të dielën dhe 79 të tjerë të hënën.
Sipas të dhënave të publikuara nga policia thuhet se nga 4 deri më 10 prill janë kryer veprime për kalime të paligjshme ndaj 859 refugjatëve, ndërsa në periudhën nga 11 deri më 17 prill ndaj 829 refugjatëve.