Bota

Autoritetet në Gaza: 89 gra dhe 174 fëmijë të vrarë në sulmet e reja ajrore të Izraelit

"Fëmijët dhe të moshuarit përbëjnë shumicën e të vrarëve në sulmet izraelite të së martës", tha një zyrtar i qeverisë në Gaza

Betül Yılmaz  | 19.03.2025 - Përdıtësım : 19.03.2025
Autoritetet në Gaza: 89 gra dhe 174 fëmijë të vrarë në sulmet e reja ajrore të Izraelit

Istanbul

Të paktën 89 gra dhe 174 fëmijë janë vrarë në sulmet e reja ajrore izraelite në Rripin e Gazës, thanë sot autoritetet lokale, transmeton Anadolu.

Avionët luftarakë izraelitë goditën Gazën të martën, duke vrarë më shumë se 400 palestinezë dhe duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që zgjati gati dy muaj.

"Në mesin e viktimave gjenden 89 gra, 174 fëmijë dhe 32 të moshuar", tha në një deklaratë Ismail Al-Thawabta, i cili drejton zyrën për media të qeverisë së Gazës.

Ai tha se gratë, fëmijët dhe të moshuarit përbëjnë shumicën e të vrarëve në sulmet izraelite të së martës.

"Këto shifra konfirmojnë qëllimin e paramenduar të okupimit (izraelit) për të përfunduar krimin e gjenocidit kundër popullit tonë në Gaza", shtoi Al-Thawabta.

Gati 50 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe mbi 112 mijë të tjerë janë plagosur në fushatën brutale ushtarake izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Në nëntor 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti për kryeministrin Benjamin Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın