Sergen Sezgin
26 Tetor 2016•Përditësim: 26 Tetor 2016
BURSA (AA) - Amerikanja Lily Havesh shfaqi pasion për gurët e dominos të cilët i kishte gjetur në shtëpinë e gjyshit të saj dhe më pas kishte provuar veten në këtë fushë. Ajo përmes këtij talenti ka marrë pjesë në një film hollivudian ku ka rrëfyer tregimin e saj në Turqi, ku ndodhet për të marrë pjesë në aktivitet.
Një ekip prej 14 personash nga Gjermania, Austria, SHBA-të, Kanadaja, Holanda dhe Zvicra të organizuar përmes rrjeteve sociale, kanë ardhur në Turqi për ta thyer rekordin e “Kareografisë më të madhe të dominos në Turqi” në kuadër të aktiviteteve të 29 Tetorit, Festa e Republikës, që organizohet nga Bashkia Yıldırım në Bursë. Nga ekipi, vëmendjen tërheq rrëfimi i 18-vjeçares Lily Havesh me gurët e dominos me të cilët për herë të parë ishte njoftuar në moshë të vogël në shtëpinë e gjyshit të saj.
Havesh nisi të luaj me 28 gurët e dominos që gjendeshin në shtëpinë e gjyshit të saj kur ajo ishte vetëm dhjetë vjeçe. Pasi i lindi pasioni për këtë lojë, ajo bëri hulumtime në internet dhe ka shikuar disa video.
Rruga e Havesh e cila arriti të profesionalizohet dhe të bëhet e famshme brenda disa vitesh, përmes videove që i publikonte në rrjetet sociale u kryqëzua me njërin nga producentët e filmit Collateral Beauty (Bukuria Kolaterale), premiera e të cilit do të shfaqet në muajin dhjetor.