Bota

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan Rripin e Gazës gjatë gjithë natës

Avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar gjatë gjithë natës shtëpitë në të gjitha rajonet e qytetit

Qais Omar Darwesh Omar, Hamdi Yıldız  | 12.10.2023 - Përdıtësım : 12.10.2023
Avionët luftarakë izraelitë bombarduan Rripin e Gazës gjatë gjithë natës Foto: Ashraf Amra/AA

Ramallah

Si pasojë e bombardimit të ndërmarrë gjatë gjithë natës nga ushtria izraelite ndaj kampit të refugjatëve në Ash-Shati në perëndim të Rripit të Gazës dhe rajoneve Jabalija në veri, ka pasur shumë të vrarë dhe të plagosur, raporton Anadolu.

Gazetarët e Anadolu në Gaza raportojnë se avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar gjatë gjithë natës shtëpitë në të gjitha rajonet e qytetit.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, dhjetëra palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimit intensiv ndaj kampit të refugjatëve në Ash-Shati dhe rajoneve Jabalija në veri.

Ndërkohë nuk ka ende ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me të vrarët dhe të plagosurit.

- Konflikti Izraeli-Palestinë

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit në mëngjesin e 7 tetorit njoftoi nisjen e sulmit gjithëpërfshirës të emërtuar "Tufani i Aksa-së" kundër Izraelit.

Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa grupet e armatosura palestineze kryen bastisje dhe morën kontrollin e pikës kufitare Beit Hanoun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.

Grupet e armatosura më pas nga këtu hynë në vendbanimet izraelite ndërsa ushtria izraelite filloi sulme ndaj Rripit të Gazës me dhjetëra avionë luftarakë. Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se në sulmet e Izraelit në Gaza janë vrarë 1.100 palestinezë ndërsa janë plagosur 5.339 të tjerë.

Ndërkohë, në sulmet e ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor janë vrarë 29 palestinezë dhe janë plagosur rreth 150 të tjerë.

Në sulmet e kryera nga Gaza kanë humbur jetën 1.300 izraelitë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın