Avioni komercial për pak sa nuk përplaset me një aeroplan privat gjatë uljes në aeroportin e Çikagos
Pamjet e kamerave, të postuara në mediat sociale, tregojnë aeroplanin disa metra larg nga asfalti kur tërhiqet papritur për të shmangur përplasjen me avionin e vogël privat

Washington
Një aeroplan pasagjerësh i “Southwest Airlines” u detyrua të heqë dorë nga ulja në momentin e fundit në Aeroportin Ndërkombëtar Midway të Çikagos të martën pasi një avion privat kaloi nëpër pistë, sipas pamjeve të incidentit që qarkulluan në mediat sociale, transmeton Anadolu.
Pamjet e kamerave, të postuara në mediat sociale, tregojnë aeroplanin disa metra larg nga asfalti kur tërhiqet papritur për të shmangur përplasjen me avionin e vogël privat.
Videoja u postua në X nga “Airport Webcams”, një faqe interneti që shërben si bazë të dhënash e kamerave të drejtpërdrejta.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.