Riyaz Khaliq Khaliq
13 Dhjetor 2024•Përditësim: 13 Dhjetor 2024
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka bërë të ditur se një avion spiun i marinës amerikane ka fluturuar mbi ngushticën e Tajvanit, transmeton Anadolu.
Sipas ministrisë, avioni i tipit ‘P-8 Poseidon’ kaloi ngushticën e Tajvanit nga jugu drejt veriut.
"Gjatë kësaj periudhe, forcat tajvaneze ruajtën kontrollin e plotë mbi detin dhe hapësirën ajrore përreth, me situatën që mbetet normale", tha ministria.
Fluturime të tilla nga SHBA-ja dhe aleatët e saj zakonisht shkaktojnë protestë nga Kina, e cila pretendon se Tajvani është "provinca e saj e shkëputur".
Megjithatë, aleatët e udhëhequr nga SHBA-ja pretendojnë lirinë e navigimit në rrugën ujore për të fluturuar dhe lundruar me avionët e tyre ushtarak dhe anijet luftarake.
Kjo ishte hera e dytë në tre javë që SHBA fluturon avionin e saj detar mbi ngushticën e Tajvanit.
Si kundërpërgjigje, Kina vendosi forcat e saj detare dhe ajrore kur avioni ‘P-8 Poseidon’ i marinës amerikane kaloi tranzit në rrugën ujore më 26 nëntor.
Sot herët, Tajvani tha se zbuloi 12 avionë, 14 anije detare dhe nëntë anije zyrtare të Kinës që operonin rreth Tajvanit.