Ali Semerci
02 Janar 2016•Përditësim: 02 Janar 2016
GAZË (AA) - Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer një sërë sulmesh ajrore në vende të ndryshme të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas dëshmitarëve okularë avionët luftarak izraelitë ndërmorrën sulme ajrore në një zonë të trajnimit ushtarak të Brigadës Izzeddin el-Kassam në Beyt Lahiye në veri të Gazës, zonë ushtarake në rajonin Ebrac el-Mekkusi dhe pika e monitorimit të aktivitetit ushtarak në kufirin në lindje të kampit të refugjatëve El-bureyc.
Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan edhe një terren të zbrazët në qytetin Refah në jug të Gazës. Transmetohet se në këto sulme nuk ka viktima e as të plagosur, por në objektivat e sulmuara dhe ndërtesat përreth janë shkaktuar dëme materiale.
Madje, ishte pretenduar se mbrëmë nga Rripi i Gazës janë shkrepur 5 raketa kundër Izraelit, ndërsa dy raketa kanë goditur jugun të vendit.