Bardhësia e borës u jep bukuri të veçantë "shtëpive shumëngjyrëshe" në qytetin turk Kayseri
Pamjet nga ajri të bëra mbi qytezën e famshme Hacılar, Kayseri, shfaqin shtëpi të verdha, të kuqe, të gjelbra, të kaltra, ngjyrë kafe, portokalli, rozë dhe vjollcë, të kombinuara me bukurinë e shtresës së borës
![Bardhësia e borës u jep bukuri të veçantë "shtëpive shumëngjyrëshe" në qytetin turk Kayseri](https://cdnuploads.aa.com.tr/uploads/Contents/2025/02/10/thumbs_b_c_851e2a9cd21e14e38d39530cfedec0f2.jpg?v=125036)
Shkup
Qindra shtëpi në qytezën Hacılar të provincës Kayseri, Türkiye, të njohura si "shtëpitë shumëngjyrëshe", kanë marrë një pamje të re pas reshjeve të fundit të borës, raporton Anadolu.
Pamjet nga ajri të bëra mbi qytezën e famshme shfaqin shtëpi të verdha, të kuqe, të gjelbra, të kaltra, ngjyrë kafe, portokalli, rozë dhe vjollcë, të kombinuara me bukurinë e shtresës së borës.
Yukarı Mahalle, një lagje në qytezën Hacılar që ndodhet në shpatet e malit Erciyes, reshjet e borës krijuan një skenë mahnitëse teksa mbuluan shtëpitë e njohura për ngjyrat e tyre të shumëllojshme.
Lyerja e jashtme e shtëpive, apo gjithsej rreth 13.500 metrash katrorë, u përfundua rreth dy vjet më parë si pjesë e një projekti të kryer në partneritet me Ministrinë turke të Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Bashkinë Metropolitane Kayseri dhe Komunën Hacılar. Projekti u mundësoi pronarëve të shtëpive të zgjidhnin ngjyrat e shtëpive të tyre, duke rezultuar në shumëllojshmëri ngjyrash.