Bashkëpunimi i kompanive të teknologjisë me Izraelin hap debatin mbi etikën në lidhje me IA-në
Google përditësoi parimet e tij të IA-së në një postim në blog më 4 shkurt, pasi kompania beson se tanimë nuk është e përkushtuar për të mos përdorur IA-në për armë dhe vëzhgim

Istanbul
Kompanitë e teknologjisë Google dhe Amazon, ndër të tjera, zhvillojnë teknologjitë e inteligjencës artificiale (IA) dhe shërbimet cloud për t'u përdorur në fushabeteja, veçanërisht në bashkëpunimet e tyre me Izraelin.
Përdorimi i IA-së po zgjerohet në çdo drejtim, nga edukimi tek argëtimi, dhe përderisa nuk ka masa kufizuese, disa parime janë vendosur për të shmangur armatimin e mjeteve të IA-së.
Megjithatë, Google përditësoi parimet e tij të IA-së në një postim në blog më 4 shkurt, pasi kompania beson se tanimë nuk është e përkushtuar për të mos përdorur IA-në për armë dhe vëzhgim.
“Ne besojmë se kompanitë, qeveritë dhe organizatat që ndajnë këto vlera duhet të punojnë së bashku për të krijuar IA që mbron njerëzit, promovon rritjen globale dhe mbështet sigurinë kombëtare”, tha kompania.
Përdorimi i IA-së në fusha që mund të shkaktojnë vdekje, si industria e mbrojtjes dhe mbikëqyrja, çoi në protesta të rëndësishme në vitin 2018. Mijëra punonjës protestuan ndaj kompanisë Google për shkak të një kontrate me Pentagonin, të titulluar "Project Maven".
Në vitin 2023, Google Cloud Platform (GCP) filloi të punojë me Izraelin pas sulmeve në Rripin e Gazës, duke konkurruar me Amazon-in për t'i ofruar IA ushtrisë izraelite, sipas një raporti nga Washington Post.
Një punonjës i kompanisë Google paralajmëroi gjigantin e teknologjisë që të plotësonte urgjentisht nevojat e Izraelit, përndryshe do të humbiste shansin ndaj Amazon-it, tregoi një dokument i cituar nga Washington Post.
Në një dokument tjetër, një punonjës falënderoi një koleg për përmbushjen e kërkesave të ushtrisë izraelite në nëntor 2023, ndërsa një mesazh tjetër muaj më vonë tregoi se i njëjti punonjës kërkoi qasje shtesë në mjetet e IA-së të kompanisë Google për Izraelin.
Vitin e kaluar, punonjësit e Google protestuan kundër Projektit Nimbus, i nënshkruar midis Amazon, Google dhe qeverisë izraelite në vitin 2021, i cili lejon infrastrukturat e shërbimeve cloud dhe shërbimeve të mësimit autonom të mbledhin dhe analizojnë të dhëna, si dhe të parashikojnë rezultatet e mundshme.