Onur Usta
18 Shkurt 2017•Përditësim: 18 Shkurt 2017
PARIS (AA) – Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault ka deklaruar se bashkëpunimi gjermano-francez është më i rëndësishëm se kurrë më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ayrault në konferencën e 53-të të Sigurisë në Mynih ka thënë se Gjermania dhe Franca duhet të jenë të vendosura në forcimin e BE-së.
Ministri francez theksoi se konferenca e Mynihut duhet të dërgojë mesazhe qarta për sigurinë. Ai shtoi se me shqetësim të madh ndjekin testet bërthamore të Koresë së Veriut.