Muhammet Kurşun
05 Dhjetor 2021•Përditësim: 06 Dhjetor 2021
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi në një bisedë me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro tha se bashkëpunimi për naftën mes dy vendeve duhet të marrë një formë të re, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Presidenca iraniane thuhet se Raisi dhe Maduro zhvilluan bisedë telefonike dhe diskutuan mbi bashkëpunimin për naftën dhe energjinë.
Duke kritikuar sanksionet e SHBA-së ndaj Venezuelës, Raisi deklaroi: "Bashkëpunimi për naftën mes Iranit dhe Venezuelës duhet të marrë një formë të re. Duhet të ndërmarrim hapa më të mëdha lidhur me sigurimin e produkteve të rafinerisë dhe petrokimisë".
Raisi vuri në dukje se marrëdhëniet e Iranit me Venezuelën janë strategjike dhe kërkoi që mes dy vendeve të rriten marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike.
Ndërsa edhe Maduro tha se do të ndërmerren hapa efektivë dhe do të nënshkruhen marrëveshje të reja në fushën e energjisë dhe ekonomisë.