Bota

BE do të shqyrtojë përdorimin e aseteve të ngrira të regjimit të Asadit për rindërtimin e Sirisë

Parlamenti Evropian bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme humanitare dhe zhvillimore, duke përfshirë ndihmën për vendet fqinje që strehojnë refugjatët

İlayda Çakırtekin  | 12.03.2025 - Përdıtësım : 12.03.2025
BE do të shqyrtojë përdorimin e aseteve të ngrira të regjimit të Asadit për rindërtimin e Sirisë

Istanbul

Parlamenti Evropian i kërkoi BE-së të gjejë mënyra për të përdorur asetet e ngrira të regjimit të Bashar Asadit për rindërtimin e Sirisë, transmeton Anadolu.

“Parlamenti Europian e fton BE-në të eksplorojë rrugët për të përdorur asetet e ngrira të regjimit të Asadit për një fond besimi për rindërtimin sirian, rehabilitimin dhe kompensimin e viktimave”, shkruante në një rezolutë të martën mbi “nevojen për mbështetje të BE-së drejt një tranzicioni dhe rindërtimi të drejtë në Siri”.

Parlamenti mirëpriti gjithashtu 235 milionë euro ndihmë nga Komisioni i BE-së për sirianët, ndërsa bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme humanitare dhe zhvillimore, duke përfshirë ndihmën për vendet fqinje që strehojnë refugjatët.

“Parlamenti Evropian është jashtëzakonisht i shqetësuar nga pezullimi i të gjitha financimeve të USAID-it në lidhje me Sirinë apo refugjatët sirianë dhe nga mospjesëmarrja e parashikuar e SHBA-së në konferencën e ardhshme të Brukselit”, thuhet në lidhje me programin amerikan të ndihmës dhe ndihmës zhvillimore që u ndërpre nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ai i kërkoi bllokut të rrisë mbështetjen financiare për organizatat e shoqërisë civile siriane, duke theksuar “dialogun qytetar” midis grupeve etnike, kulturore dhe fetare për të promovuar “pluralizmin, bashkëjetesën paqësore dhe besimin” brenda shoqërisë.

Parlamenti gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve siriane që t’i japin fund pranisë ushtarake ruse në Siri.

“Parlamenti Europian i bën thirrje Sirisë që të çlirohet nga aleancat e saj famëkeqe të gjata me Teheranin dhe Moskën, të cilat kanë sjellë vuajtje për popullin sirian dhe destabilizim në Lindjen e Mesme dhe më gjerë”, shtoi parlamenti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın