BE-ja bën thirrje për të punuar së bashku me Trumpin
"BE-ja dhe SHBA-ja nuk janë vetëm aleatë, ne jemi të lidhur nga një partneritet i vërtetë midis popujve tanë që bashkon 800 milionë qytetarë", tha presidentja e KE-së, Von der Leyen
Bruksel
Krerët e Bashkimit Evropian (BE) në mesazhet e tyre të urimit drejtuar Donald Trumpit, i cili shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, bënë thirrje për të punuar së bashku pa dobësuar lidhjet transatlantike, transmeton Anadolu.
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen në një deklaratë nga llogaria e saj në median sociale tha: "Përgëzoj ngrohtësisht Donald Trumpin".
"BE-ja dhe SHBA-ja nuk janë vetëm aleatë, ne jemi të lidhur nga një partneritet i vërtetë midis popujve tanë që bashkon 800 milionë qytetarë. Pra, le të punojmë së bashku në një axhendë të fortë transatlantike që vazhdon t'u shërbejë atyre", deklaroi Von der Leyen.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha në mesazhin e tij të urimit se "BE-ja dhe SHBA-ja kanë aleancë të përhershme dhe lidhje historike. Si aleatë dhe miq, BE-ja pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv".
- Michel mesazh se BE-ja do të ndjekë rrugën e saj
Michel vuri në dukje se BE-ja do të ndjekë rrugën e saj në përputhje me agjendën strategjike si një partner i fortë, i bashkuar, konkurrues dhe sovran.
Në periudhën e parë midis 2017 dhe 2021 kur Trump udhëhoqi SHBA-në, linja Washington-Bruksel u bë skenë e tensioneve serioze.
Administrata e BE-së kishte kohë që po përgatitej për një fitore të mundshme të Donald Trumpit.