Bota

BE-ja zgjat sanksionet ndaj individëve dhe institucioneve ruse

"Ne po zgjerojmë sanksionet tona kundër rreth 2.400 individëve dhe institucioneve për shkak të agresionit të vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës", tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Ata Ufuk Şeker  | 14.03.2025 - Përdıtësım : 14.03.2025
BE-ja zgjat sanksionet ndaj individëve dhe institucioneve ruse

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur të zgjasë me 6 muaj sanksionet e vendosura ndaj rreth 2.400 individëve dhe institucioneve ruse, transmeton Anadolu.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një postim në llogarinë e saj në rrjetet sociale njoftoi se masat kufizuese ndaj individëve dhe institucioneve ruse janë zgjatur për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Duke vënë në dukje se BE-ja po rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen tha: "Ne po zgjerojmë sanksionet tona kundër rreth 2.400 individëve dhe institucioneve për shkak të agresionit të vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës".

Von der Leyen rikujtoi se ndaj atyre në listën e sanksioneve është vendosur ndalim udhëtimi, u janë ngrirë asetet dhe se janë përfshirë në ndalesën e dërgimit të burimeve.

Në kuadër të vendimit që vendet e BE-së kanë marrë, janë zgjatur deri më 15 shtator masat kufizuese individuale që synojnë ata të cilët kërcënojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Sanksionet individuale duhet të rinovohen çdo 6 muaj.

Afati i sanksioneve aktuale individuale do të përfundonte më 15 mars. Hungaria e cila prej kohësh kërkonte heqjen e disa personave nga lista, vendoste veton ndaj vendimit për zgjatjen e sanksioneve.

Shumica e individëve dhe institucioneve në listë u vendosën në listën e sanksioneve pasi Rusia nisi një sulm ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022.

BE-ja ka zbatuar gjithashtu 16 paketa sanksionesh kundër Rusisë deri më tani për shkak të luftës.

Në këtë kuadër Rusia është subjekt i një game të gjerë kufizimesh, duke përfshirë tregtinë, financat, naftën dhe qymyrin, si dhe energjinë, industrinë, teknologjinë, transportin, mallrat me përdorim të dyfishtë dhe luksoz, arin dhe diamantet.

Sanksionet përfshijnë gjithashtu ndalimin e transportit detar të naftës së papërpunuar dhe disa produkteve të naftës nga Rusia në BE, dëbimin e disa bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT dhe pezullimin e aktiviteteve të shumë institucioneve transmetuese.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın