Bota

BE miraton 10 milionë euro paketë të ndihmës në mbështetje të ushtrisë së Armenisë

Paketa e ndihmës synon të rrisë aftësitë logjistike të Forcave të Armatosura të Armenisë, si dhe të kontribuojë në përmirësimin e mbrojtjes së civilëve në kriza dhe situata emergjente

Burç Eruygur  | 22.07.2024 - Përdıtësım : 22.07.2024
BE miraton 10 milionë euro paketë të ndihmës në mbështetje të ushtrisë së Armenisë Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar miratimin e një pakete të ndihmës prej 10 milionë eurosh për ushtrinë e Armenisë, duke shënuar herën e parë që blloku evropian prej 27 anëtarësh vendosi të mbështesë Jerevanin përmes Fondit Evropian të Paqes, transmeton Anadolu.

“Sot, Këshilli i BE-së miratoi masën e ndihmës në kuadër të Fondit Evropian të Paqes (EPF) në mbështetje të Forcave të Armatosura të Republikës së Armenisë në vlerë prej 10 milionë eurosh”, tha Këshilli i BE-së.

Në njoftim thuhet se paketa e miratuar e ndihmës do të sigurohet në kuadër të partneritetit të BE-së me Jerevanin, i cili “bazohet në vlerat e përbashkëta dhe synon promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Armeni dhe në Kaukazin Jugor”.

Paketa e ndihmës synon të rrisë aftësitë logjistike të Forcave të Armatosura të Armenisë, si dhe të kontribuojë në përmirësimin e mbrojtjes së civilëve në kriza dhe situata emergjente.

“Ajo gjithashtu synon të rrisë qëndrueshmërinë e Armenisë dhe të përshpejtojë ndërveprimin e Forcave të Armatosura në rast të pjesëmarrjes së mundshme të ardhshme të vendit në misionet dhe operacionet ushtarake ndërkombëtare, përfshirë ato të dislokuara nga BE-ja”, njoftoi Këshilli i BE-së.

Në njoftim citohet shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke e përkufizuar sigurinë si një “element gjithnjë e më të rëndësishëm” të marrëdhënieve dypalëshe të bllokut evropian me Armeninë. Ai theksoi se masa e miratuar do të kontribuojë në qëndrueshmërinë e Jerevanit.

“Ne jemi një interes të përbashkët për të zgjeruar më tej dialogun tonë mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë, duke parë gjithashtu pjesëmarrjen e ardhshme të Armenisë në misionet dhe operacionet e udhëhequra nga BE-ja. BE-ja është e përkushtuar të forcojë partneritetin gjithëpërfshirës politik dhe ekonomik me Armeninë, bazuar në Marrëveshjen e Partneritetit Gjithëpërfshirës dhe të Zgjeruar BE-Armeni, si dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet tona në të gjitha dimensionet e tyre”, tha Borrell.

Sipas shefit të politikës së jashtme të BE-së, kjo përfshin intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit midis BE-së dhe Armenisë për çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Ministri armen i Punëve të Jashtme, Ararat Mirzoyan, në një postim në rrjetet sociale përshëndeti miratimin e paketës së mbështetjes, si dhe synimin e BE-së për të nisur bisedimet për liberalizimin e vizave me Jerevanin.

Pas humbjes së saj në Luftën e Dytë të Karabakut në vjeshtën e vitit 2020, Armenia i është drejtuar gjithnjë e më shumë Perëndimit për ndihmë ushtarake, duke u distancuar nga strukturat rajonale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın