Murad el-Arifi,Zeynep Tüfekçi
31 Mars 2019•Përditësim: 02 Prill 2019
Bashkimi Evropian në operacionet e Mesdheut që nga viti 2015 ka ndihmuar të shpëtohen thuajse 730.000 refugjatë, deklaroi komisioneri evropian për migracionin, Dimitris Avramopoulos, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas letrës së Avramopoulos dërguar Parlamentit Evropian, shpëtimi i jetëve njerëzore edhe më tej është prioritet i BE-së dhe vendeve të saj anëtare.
Ai theksoi se organizatat joqeveritare kanë luajtur një rol kyç në shpëtimin e migrantëve në Mesdhe, dhe për këtë shkak nuk duhet penalisht të përndiqen.
Ai theksoi se të gjithë doemos duhet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare kur marrin pjesë në aksionet e shpëtimit dhe nuk guxojnë të kontribuojnë në tregtinë e paligjshme dhe trafikimin e qenieve njerëzore.