Hasan Esen
31 Maj 2016•Përditësim: 31 Maj 2016
BRUKSEL (AA) – Si pasojë e grevës së nëpunësve publikë në Belgjikë, janë paraqitur pengesa në shërbimet në komunikacion, shkolla, posta dhe spitale, raporton Anadolu Agency (AA).
Nëpunësit publik e filluan grevën kundër vendimit të qeverisë për shkurtime në buxhet.
Ndërsa kompania belge hekurudhore vuri në pah se për shkak të grevës i ka ndërprerë shërbimet në rajonin e Valonisë ku flitet gjuha frënge, ndërsa në rajonin Flaman ku gjuhë zyrtare është gjuha flamane, 40 përqind e trenave nuk ofrojnë shërbime.
Përderisa ditëve të tjera trenat nëpër stacionet frekuentojnë në intervale të shkurtra, sot një tren kalon pas çdo 15-20 minutave në çdo stacion. Ndërkaq, udhëtimet në disa linja të autobusëve dhe tramvajëve janë ndërprerë tërësisht.
Ndërkohë që vazhdojnë me shërbime trenat në linjën mes Londrës dhe Brukselit që menaxhohen nga kompania Eurostar. Bëhet e ditur se janë anuluar disa udhëtime të linjës mes Parisit dhe Brukselit që menaxhohet nga kompania Thalys. Thalys bëri të ditur se gjithashtu nuk do të bëhen udhëtime me tren për në Gjermani dhe qytetin Liege të Belgjikës.