Bota

Biden dhe Netanyahu takohen Shtëpinë e Bardhë

“Nga një sionist krenar hebre në një sionist krenar irlandezo-amerikan, dua t’ju falënderoj për 50 vjet shërbim publik dhe 50 vjet mbështetje për Shtetin e Izraelit”, tha Netanyahu, ndërsa Biden përgatitet të mbyllë karrierën e tij

Michael Gabriel Hernandez  | 25.07.2024 - Përdıtësım : 25.07.2024
Biden dhe Netanyahu takohen Shtëpinë e Bardhë

Washington

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu filluan sot takimin me dyer të mbyllura të shumëpritur, për të cilin Shtëpia e Bardhë tha se Biden do ta përdorë për të bërë presion për një armëpushim në Rripin e rrethuar të Gazës, transmeton Anadolu.

Duke iu drejtuar gazetarëve me komente të shkurtra, Netanyahu tha për Bidenin se “mezi pres të diskutojë me të sot dhe të punoj me ju në muajt në vijim, për çështjet e mëdha para nesh”.

“Nga një sionist krenar hebre në një sionist krenar irlandezo-amerikan, dua t’ju falënderoj për 50 vjet shërbim publik dhe 50 vjet mbështetje për Shtetin e Izraelit”, tha Netanyahu, ndërsa Biden përgatitet të mbyllë karrierën e tij.

Presidenti pati komente edhe më të shkurtra, por tha se mezi priste gjithashtu takimin.

Vizita e Shtëpisë së Bardhë është e para e Netanyahut që kur Biden mori detyrën në vitin 2021, mes përçarjeve të përsëritura mes aleatëve. Por presioni ndërkombëtar për një armëpushim për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe shkatërrimit në Gaza ka vazhduar të rritet ndërsa numri i të vdekurve po afrohet me shpejtësi në 40.000.

Netanyahu do të bisedojë më vonë sot me Kamala Harrisin, kandidaten e pritur demokrate për presidente. Ai do të takohet gjithashtu me kandidatin republikan Donald Trump në Florida të premten.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın