Bota

Biden thotë se marrëveshja për armëpushim në Gaza është "më afër se kurrë"

"Ne jemi më afër se kurrë. Nuk dua të prish asgjë", u tha Biden gazetarëve, duke shtuar: "Ne mund të kemi diçka, por nuk kemi arritur në fund ende. Është shumë, shumë më afër se sa ishte tre ditë më parë. Kështu që mbani gishtat të kryqëzuar"

Michael Gabriel Hernandez  | 16.08.2024 - Përdıtësım : 16.08.2024
Biden thotë se marrëveshja për armëpushim në Gaza është "më afër se kurrë"

Washington

Presidenti amerikan Joe Biden kishte një notë shpresëdhënëse teksa negociatorët për armëpushim në Gaza u larguan nga kryeqyteti i Katarit, Doha, përpara se të mblidhen sërish javën e ardhshme në Egjipt, transmeton Anadolu.

"Ne jemi më afër se kurrë. Nuk dua të prish asgjë", u tha Biden gazetarëve në Zyrën Ovale, duke shtuar: "Ne mund të kemi diçka, por nuk kemi arritur në fund ende. Është shumë, shumë më afër se sa ishte tre ditë më parë. Kështu që mbani gishtat të kryqëzuar".

Më herët të premten, ndërmjetësuesit nga SHBA, Egjipti dhe Katari njoftuan se i paraqitën Izraelit dhe Hamasit atë që ata e quajtën një "propozim urë" për të ngushtuar më tej "boshllëqet e mbetura në mënyrën që lejon një zbatim të shpejtë të marrëveshjes".

Një deklaratë e përbashkët i përshkroi diskutimet, të cilat u zhvilluan gjatë dy ditëve, si "serioze dhe konstruktive" dhe tha se ato "u zhvilluan në një atmosferë pozitive".

Ndërmjetësuesit nuk dhanë detaje për propozimin e ri, por thanë se ai është "në përputhje me parimet e përcaktuara nga presidenti Joe Biden më 31 maj 2024 dhe Rezoluta nr. 2735 e Këshillit të Sigurimit."

Deklarata e tyre më tej vuri në dukje se ekipet teknike nga Egjipti, Katari dhe SHBA do të "punojnë gjatë ditëve në vijim mbi detajet e zbatimit, duke përfshirë marrëveshjet për zbatimin e dispozitave të gjera humanitare të marrëveshjes, si dhe specifikat në lidhje me pengjet dhe të burgosurit".

Në deklaratë më tej theksohet se ekipet teknike nga Egjipti, Katari dhe SHBA-ja "do të punojnë gjatë ditëve në vijim mbi detajet e zbatimit, duke përfshirë marrëveshjet për zbatimin e dispozitave të gjera humanitare të marrëveshjes, si dhe specifikat në lidhje me pengjet dhe të burgosurit".

Gjithashtu thuhet se zyrtarë të lartë nga të tre vendet do të "takohen sërish në Kajro para fundit të javës së ardhshme me qëllim për të përfunduar marrëveshjen sipas kushteve të paraqitura sot".

Negociatat përfshijnë drejtorin e CIA-s, William Burns, kryeministrin e Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, shefin e inteligjencës egjiptiane, gjeneral Abbas Kamel dhe shefin izraelit të Mossad-it, David Barnea.

Sipas mediave izraelite, Hamasi ka refuzuar të marrë pjesë në këto bisedime, duke kërkuar që Tel Aviv t'i përmbahet marrëveshjeve të arritura në korrik, bazuar në një propozim të mbështetur nga presidenti amerikan Joe Biden në maj, i cili fillimisht u pranua nga Hamasi.

Më shumë se 40,000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës së Izraelit në Gaza, shumica dërrmuese prej të cilëve janë gra dhe fëmijë. Zona të gjera të territorit bregdetar janë rrafshuar plotësisht në mes të bombardimeve të pamëshirshme izraelite që kanë shndërruar lagje të tëra në gërmadha.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.