Bota

Blinken dhe homologu i tij francez diskutojnë për Gazën dhe Libanin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken diskutoi për përfundimin e sulmeve në Gaza dhe Liban në takimin me homologun francez Jean-Noel Barrot

Irmak Akcan  | 08.11.2024 - Përdıtësım : 08.11.2024
Blinken dhe homologu i tij francez diskutojnë për Gazën dhe Libanin

Ankara

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken diskutoi për përfundimin e sulmeve në Gaza dhe Liban në takimin me homologun francez Jean-Noel Barrot, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Blinken në takimin që zhvilloi me homologun e tij francez Barrot, foli për çështjen e gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike për problemin aktual në Liban.

Gjatë takimit, dyshja theksoi rëndësinë e çështjeve për përfundimin e sulmeve në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve si dhe diskutuan nevojën për rritjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Blinken dhe Barrot gjithashtu nënvizuan vendosmërinë e përbashkët për vazhdimin e ndihmës për Ukrainën dhe për mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të mbrojtur lirinë e saj dhe për të arritur fitore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.