Bota

Borrell: Ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme tregon se kemi humbur humanizmin tonë

"Siç theksohet nga Kombet e Bashkuara, kriza më e dhunshme dhe më e rëndë humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore është përjetuar në Gaza", tha Borrell

Şenhan Bolelli  | 28.10.2024 - Përdıtësım : 28.10.2024
Borrell: Ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme tregon se kemi humbur humanizmin tonë

Madrid

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se "Ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme tregon se kemi humbur humanizmin tonë", transmeton Anadolu.

Në një intervistë për radion shtetërore të Spanjës RNE, Borrell tha: "Ne po jetojmë në prag të një zjarri të madh. Për sa kohë që lufta në Gaza dhe Liban do të vazhdojë, ne do të jetojmë në prag të një shkëndije që do të shkaktojë një zjarr më të madh".

"Siç theksohet nga Kombet e Bashkuara, kriza më e dhunshme dhe më e rëndë humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore është përjetuar në Gaza", tha Borrell duke shtuar se "Ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme tregon se ne kemi humbur humanizmin tonë".

Ai vuri në dukje se të gjithë janë shumë të shqetësuar se Izraeli do të sulmojë objektet bërthamore ose të naftës të Iranit dhe bëri thirrje për "zbatimin e masave detyruese" për të ndaluar konfliktin në Lindjen e Mesme.

Sipas, çdo vend i BE-së do të marrë vendimin e tij për ndalimin e shitjeve të armëve në Izrael dhe se nuk ka një vendim të përbashkët.

"Çdo vend vendos se çfarë është e përshtatshme dhe unë nuk mund t'i pengoj ata të bëjnë një gjë ose t'i këshilloj të bëjnë një gjë tjetër. Spanja, Italia apo Franca kanë vendosur të pezullojnë shitjen e armëve. Por, të tjerët po e forcojnë këtë ndihmë ushtarake, si në rastin e Gjermanisë. Pra, nuk ka qëndrim të përbashkët", tha Borrell.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.