Borrell: Korridori i grurit është hapur falë Türkiye-s
"Pengesa e grurit në Ukrainë po hiqet falë Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Türkiye-s. Shpresojmë që kjo të normalizohet. Sepse drithi për të cilin po flasim është 20 milionë tonë", tha Borrell
Madrid
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka deklaruar se "duhet ditur se pengesa e grurit në Ukrainë po hiqet falë Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Türkiye-s", transmeton Anadolu Agency (AA).
Borrell mori pjesë në një seminar mbi të ardhmen e Evropës gjatë kursit veror të organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Menendez Pelayo në Santander të Spanjës.
Në fjalimin dhe në konferencën për media që mbajti më pas, Borrell theksoi rëndësinë e fillimit të eksportit të grurit nga Ukraina me iniciativat e OKB-së dhe Türkiye-s.
"Pengesa e grurit në Ukrainë po hiqet falë Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Türkiye-s. Shpresojmë që kjo të normalizohet. Sepse drithi për të cilin po flasim është 20 milionë tonë. Nëse 20 milionë tonë drithëra dhe luledielli janë të bllokuara në botë, do të thotë se dikush nuk do të mund të hajë”, tha Borrell.
Duke theksuar se lufta midis Ukrainës dhe Rusisë "nuk është një luftë e vogël dhe 10 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre", ai tha se "është një luftë e madhe që mund të ketë pasoja të mëdha".
"Na thuhet vazhdimisht nga bota e biznesit (ndaloni luftën). Por si do të përfundojë kjo luftë dhe me çfarë përfundimi? Ne kemi arritur të bashkohemi kundër luftës brenda BE-së deri më tani. Por disa kanë filluar të thonë (hiqni embargot kundër Rusisë ose ndalni ndihmat ushtarake për Ukrainën). Ka një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në shtator. Do të shohim se çfarë do të diskutohet", u shpreh Borrell.
Duke theksuar se Rusia ka marrë masat e nevojshme kundër një reduktimi të mundshëm të gazit natyror, BE-ja ka marrë masat e nevojshme dhe stoku i gazit aktualisht është mbi 70 për qind, Borrell tha se, "Ne po hyjmë në dimër me një rezervë të mirë gazi, por kjo nuk do të thotë se do ta mbajmë nivelin e konsumit të njëjtë. Të gjitha vendet e BE-së duhet të përmbushin premtimin e tyre për të ulur konsumin e gazit".
Duke deklaruar se disa nga problemet si inflacioni, financimi, ushqimi dhe energjia që erdhën me pandeminë dhe luftën që pasoi nuk zgjidhen në afat të shkurtër, Borrell tha: "Ndoshta është si një shaka, por një person që dëshiron të blejë një makinë të re në Evropë duhet të presë për 1 vit".
Përgjigja e Iranit ndaj projekt-marrëveshjes përfundimtare
Nga ana tjetër, Borrell theksoi se e sheh "logjike" përgjigjen e Iranit ndaj draftit të Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), i njohur si marrëveshja mbi programin bërthamor të Iranit dhe i shpallur si përfundimtar, dhe se deri javën tjetër ata presin një përgjigje pozitive nga SHBA-ja.
"Unë e konsideroj logjike përgjigjen e Iranit. Kjo i është përcjellë edhe SHBA-së, por ende nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare. Shpresojmë që përgjigja do të lejojë të përfundojnë negociatat. Kjo është pritshmëria ime, por nuk mund ta garantoj. Ishte dashur të bëhej javën e kaluar, por nuk ndodhi. Mund të ndodh deri në fund të kësaj jave. Mund të them se bota do të ishte një vend shumë më i sigurt nëse ne mund ta bënim këtë marrëveshje përsëri. Mos harroni se kjo marrëveshje funksionoi mirë deri në tërheqjen e njëanshme të ish-presidentit të SHBA-së, Trump. Irani i përmbahej kësaj marrëveshjeje. Tani si Irani ashtu edhe të tjerët duhet të pajtohen”, tha Borrell.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.