Bota shumëngjyrëshe nënujore e Detin e Kuq, filmuar gjatë natës
Falë zhytjes së natës, e cila ka një rëndësi të veçantë në literaturën e zhytjes dhe kërkon eksperiencë, mund të regjistrohen shumë peshq dhe specie të gjalla që nuk mund të shihen në zhytjet gjatë ditës
Ankara
Bota shumëngjyrëshe nënujore në Detin e Kuq, të vendosur midis kontinenteve të Afrikës dhe Azisë, u filmua gjatë natës nga producenti i dokumentarëve Tahsin Ceylan, raporton Anadolu.
Krahas rëndësisë së tij strategjike dhe historike, Deti i Kuq me diversitetin e tij unik tërheq vëmendjen si një vend unik si për botën shkencore, ashtu edhe për turizmin zhytës.
Falë zhytjes së natës, e cila ka një rëndësi të veçantë në literaturën e zhytjes dhe kërkon eksperiencë, mund të regjistrohen shumë peshq dhe specie të gjalla që nuk mund të shihen në zhytjet gjatë ditës.
Edhe Ceylan gjithashtu filmoi botën shumëngjyrëshe nënujore në zhytjet e tij të kryera natën në pjesë të ndryshme të Detit të Kuq.
Gjatë zhytjes u regjistruan jetët e llojeve të ndryshme si peshku akrep (Scorpaena), korali i zjarrit, ngjala morena (ngjala moray), peshku luan (Pterois), peshku pufer, peshku guri dhe peshku papagall.