Brazil, numri i të vdekurve nga përmbytjet rritet në të paktën 137
Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë prekur shtetin jugor Rio Grande do Sul që nga java e kaluar, humbjet e jetëve dhe të pronave po rritet vazhdimisht. Mbrojtja Civile e vendit njoftoi se numri i personave ende të zhdukur është 125
Bogota
Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Brazil është rritur në 137, transmeton Anadolu.
Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë prekur shtetin jugor Rio Grande do Sul që nga java e kaluar, humbjet e jetëve dhe të pronave po rritet vazhdimisht. Mbrojtja Civile e vendit njoftoi se numri i personave ende të zhdukur është 125.
Numri i të plagosurve po ashtu është rritur në 765, ndërsa nga përmbytjet janë prekur më shumë se 2 milionë njerëz.
Mbrojtja Civile po ashtu njoftoi se më shumë se 600 mijë njerëz janë zhvendosur.
Po ashtu raportohet se spitalet kanë arritur kapacitetin e plotë, duke kërkuar mbështetje shtesë për kujdesin ndaj pacientëve.
Më shumë se 28 mijë njerëz janë të përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Më 3 maj, guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite, theksoi se kishte ende zona që zyrtarët nuk mund t’i arrinin.
“Ne po kalojmë një situatë jashtëzakonisht të jashtëzakonshme. Kjo nuk është vetëm një ngjarje kritike, është ngjarja më shkatërruese në historinë e shtetit”, tha ai.
Leite shpalli një “gjendje të fatkeqësisë” për 180 ditë për shkak të përmasave të tragjedisë dhe theksoi përpjekjet serioze për evakuimin e viktimave.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.