Muhammed Emin Canik
10 Qershor 2022•Përditësim: 12 Qershor 2022
Në Brazil është konfirmuar rasti i parë i virusit të lisë së majmunit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve, Agencia Brasil të Brazilit, virusi është konstatuar në qytetin Sao Paulo të vendit tek një person i cili u shtrua në spital në fillim të javës me dyshimin për lijën e majmunit.
Mësohet se i sëmuri mashkull 41-vjeçar që kishte udhëtuar në Portugali dhe Spanjë është vendosur në karantinë dhe është në gjendje të mirë dhe se po mbahen nën vëzhgim edhe personat që ai ka kontaktuar.
Aktualisht në Brazil ndodhen 8 raste të dyshuara me linë e majmunit.
Rasti i parë i lisë së majmunit në Amerikën Latine u shënua në Argjentinë më 27 maj.
Virusi i lisë së majmunit
Lija e majmunit që njihet si një prej sëmundjeve të rralla të shkaktuara nga një virus endemik, ndahet në dy lloje, në llojin e Kongos dhe atë të Afrikës Perëndimore.
Virusi i cili transmetohet në përgjithësi nga kafshët tek njeriu dhe rrallë nga njeriu tek njeriu me kontakt të afërt, mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe flluska që shkaktojnë kruarje në trup.