Emel Öz
22 mars 2022•Përditësim: 23 mars 2022
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur në shtetin e Rio de Zhaneiros në Brazil, bëjnë të ditur sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë përmbytjeve vdekjeprurëse dhe rrëshqitjeve të dheut në qytetin Petropolis, katër persona u zhdukën, sipas Mbrojtjes Civile Kombëtare.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur katër personat, thuhet më tej.
Muajin e kaluar përmbytjet shkaktuan vdekjen e të paktën 233 njerëzve në Rio de Zhaneiro.