Bota

Brazili i dorëzon Afrikës së Jugut kryesimin e radhës me G20

Duke folur për lidhjet historike, kulturore, politike dhe ekonomike midis Afrikës dhe Amerikës Latine, Lula da Silva i uroi suksese homologut të tij Ramaphosa

Sinan Doğan  | 20.11.2024 - Përdıtësım : 20.11.2024
Brazili i dorëzon Afrikës së Jugut kryesimin e radhës me G20

Bogota

Presidenti i Brazilit, Luis Inacio Lula da Silva, kryesimin e radhës me G20 që këtë vit e pati vendi i tij, ia dorëzoi presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, raporton Anadolu.

Lula da Silva në fjalimin e tij në mbyllen e Samitit të Liderëve G20 theksoi sukseset që Brazili i arriti në samit.

Ai tha se në samit kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm, përfshirë udhërrëfyesin për të forcuar Bankat e Zhvillimit Shumëpalësh (MDB), diskutimet mbi Afrikën dhe borxhin e jashtëm, ngritjen e një grupi pune për fuqizimin e grave dhe miratimin e Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDA) 18 që fokusohet në barazinë etnike dhe racore.

"Zhvilluam mbi 140 takime në 15 qytete të Brazilit këtë vit. Arritëm konsensus në pothuajse të gjitha grupet e punës. Ne e kuptojmë se kemi prekur vetëm sipërfaqen e sfidave të thella me të cilat përballet bota, por ne po punojmë shumë. Është një kohë e mirë për të vlerësuar atë që kemi arritur deri tani dhe për të parë se si duhet të ecim përpara", theksoi Lula da Silva.

Duke folur për lidhjet historike, kulturore, politike dhe ekonomike midis Afrikës dhe Amerikës Latine, Lula da Silva i uroi suksese homologut të tij Ramaphosa.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın