İnci Gündağ
26 Shkurt 2018•Përditësim: 27 Shkurt 2018
LONDËR (AA) – Rritet në 5 numri i të vdekurve si pasojë e shpërthimit të mbrëmshëm në qytetin Leicester të Britanisë së Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga policia britanike lidhur me zhvillimet thuhet se nga ndërtesa ku ka ndodhur shpërthimi është nxjerrë edhe një person dhe se numri i të vdekurve është rritur në 5. Në deklaratë bëhet e ditur se po vazhdon trajtimi i 5 të plagosurve në spital, njëri nga të cilët është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Zyrtarët policorë dhe zjarrfikësit kanë nisur hetim të përbashkët për përcaktimin e arsyes së shpërthimit.
Në rrugën Hinckley në qendër të qytetit Leicester mbrëmë ndodhi një shpërthim për shkaqe ende të paidentifikuara.
Policia bëri të ditur se nuk ka ndonjë dëshmi se ngjarja ka lidhje me terrorizmin.
Vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit në ndërtesë në katin e parë ku ndodhen dyqanet ndërsa kati i dytë dhe i tretë përdoren për banim.