Burak Bir
16 mars 2023•Përditësim: 17 mars 2023
Punonjësit e hekurudhave në Britani të Madhe filluan sot grevë 24-orëshe, e para nga katër grevat e planifikuara, e cila pritet të shkaktojë vonesa të mëdha dhe do ta çojë vendin në ndërprerje të sërishme të transportit, raporton Anadolu.
Qytetarët në të gjithë vendin janë goditur edhe një herë nga greva e madhe hekurudhore pasi dhjetëra mijëra anëtarë të Unionit Hekurudhor, Detar dhe Transportit (RMT) kanë hyrë në grevë.
Muajin e kaluar, anëtarët e sindikatës refuzuan ofertën e pagave nga operatorët e trenave dhe vendosën të ngritën në grevë katërditore më 16, 18, 30 mars dhe 1 prill.
Pas vendimit për grevë, sindikata tha se kërkojnë "një ofertë të pakushtëzuar" nga 14 operatorë hekurudhorë dhe Network Rail, i cili drejton rrjetin hekurudhor.
Herët të enjten, RMT kritikoi shefat e operatorëve hekurudhor se "kanë shpërblyer veten e tyre" ndërsa "u mbanin leksione" punëtorëve hekurudhorë për kufizimin e pagave.
"Shefat në shtatë kompani hekurudhore i kanë dhënë vetes rritje vjetore të pagave midis 15-275 për qind ndërsa shumica e punëtorëve hekurudhorë i janë nënshtruar ngrirjes së pagave", thuhet në deklaratë.