Bota

Britania dhe BE-ja marrëveshje për periudhën e tranzicionit

Periudha e tranzicionit do të nisë pasi Britania e Madhe të braktisë zyrtarisht BE-në më 29 mars të vitit 2019, dhe do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2020

Ekip  | 19.03.2018 - Përdıtësım : 20.03.2018
Britania dhe BE-ja marrëveshje për periudhën e tranzicionit Foto: Dursun Aydemir / AA

Londër

LONDËR (AA) – Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian (BE) janë pajtuar në pjesën më të madhe të marrëveshjes e cila do të rregullojë daljen e atij vendi nga blloku evropian vitin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Negociatori kryesor i BE-së për çështjen Brexit, Michel Barnier dhe ministri britanik për këtë çështje David Davis, deklaruan se kanë arritur marrëveshje për periudhën e tranzicionit, të cilën e quajtën një hap i rëndësishëm.

Barnier tha se janë dakorduar për pjesën më të madhe të asaj që do t'i mundësojë Britanisë dalje nga BE.

Sipas tij, periudha e tranzicionit do të nisë pasi Britania e Madhe të braktisë zyrtarisht BE-në më 29 mars të vitit 2019, dhe do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2020.

Palëve tani u ka ngelur të merren vesh rreth çështjes së kufirit me Irlandën e Veriut.

Barnier bëri të ditur se është dakorduar edhe teksti final i marrëveshjes për të drejtat e 4.5 milionë shtetasve të BE-së të cilët do të vazhdojnë të jetojnë në Britani të Madhe, dhe të 1.2 milion britanikëve të cilët do të jetojnë në BE pas Brexitit.

Negociatorët Barnier dhe Davis shpresojnë që kushtet e dakorduara për periudhën e tranzicionit do të miratohen nga liderët e shteteve anëtare në BE, gjatë takimit të tyre dyditor të enjten dhe të premten.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın