Britania do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla
Në deklaratën e Ministrisë së Arsimit thuhet se 97 për qind e fëmijëve të moshës 12 vjeç e më shumë në vend kanë celularë personalë
Londër
Britania e Madhe do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla, përfshirë edhe në pauzë, me arsyetimin se ndërpret orët e mësimit, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Ministrisë së Arsimit thuhet se 97 për qind e fëmijëve të moshës 12 vjeç e më shumë në vend kanë celularë personalë ndërsa është raportuar se ka patur rritje të ndjeshme të cilësisë së arsimit në shkollat që ndalojnë individët në përdorimin e telefonit.
Gjithashtu edhe Agjencia e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka bërë thirrje për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, të cilat shkaktojnë bullizëm kibernetik dhe ndërprerje në mësime. Me aplikacionin e ri, drejtorët e shkollave do të mbështeten në ndalimin e përdorimit të celularëve gjatë gjithë kohës së mësimit, përfshirë edhe pauzat.
Më tej në deklaratë theksohet se telefonat nuk do të sillen fare në shkollë ose do të dorëzohen në kuti, kabinete apo kasaforta të mbyllura në hyrje të shkollave. Rreth 44 për qind e prindërve janë të shqetësuar për kohën që fëmijët e tyre kalojnë në celular dhe se kjo normë është 50 për qind në shkollat e mesme dhe se do të investohen 10 milionë paund në rreth 700 shkolla për 3 vitet e ardhshme në kuadër të përpjekjeve të ndalimit.
Sipas hulumtimit të porositur nga qeveria, raportohet se 29 për qind e nxënësve të shkollave të mesme janë shprehur se pothuajse tek të gjitha orët e mësimit ka patur ngecje nga telefonat celularë.
Rezultatet e marra nga një shkollë që ndalonte përdorimin e telefonave celularë tregojnë se kultura arsimore në shkollën e paidentifikuar është përmirësuar, nxënësit mund të shkollohen në një mjedis më të qetë dhe komod dhe punonjësit janë më të fokusuar në arsim.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.