Ekip
08 Nëntor 2016•Përditësim: 08 Nëntor 2016
SEUL (AA) – Avionët luftarakë të Britanisë së Madhe morën pjesë të martën në stërvitjen ushtarake në Korenë e Jugut, që ka ngjallur kujtimet e përfshirjes britanike në Luftën e Koresë, raporton Anadolu Agency (AA).
Koreja e Veriut më herët dërgoi paralajmërimet e veta në të cilat kërkonte që Britania të anulojë planet për përfshirjen e saj në stërvitje.
Zëdhënësi i Phenianit përshkroi përfshirjen britanike në operacionin “Mburoja e Pamposhtur”, si diçka që seriozisht sfidon paqen dhe sigurinë.
Katër avionë britanikë “Eurofighter Typhoon” ishin pjesë përbërëse e stërvitjes bashkë me forcat homologe nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).