İhvan Radoykov
12 Prill 2016•Përditësim: 12 Prill 2016
SLIVEN (AA) – Pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Bullgarisë dhe të SHBA-ve të hënën filluan stërvitjen e përbashkët ushtarake në rajonin e poligonit Novo Sello në Bullgari, raporton Anadolu Agency (AA).
Në stërvitjen ushtarake janë përfshirë gjithsej 740 ushtarë, prej të cilëve 35 amerikanë, dhe 190 automjete të blinduara dhe artileri e rëndë. Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov në ceremoninë e hapjes së stërvitjes ushtarake tha se Bullgaria në këtë mënyrë do të jetë shembull i mirë për të tjerët. “Shpresoj se aleatëve amerikanë do t’u tregojmë traditën tonë të pasur ushtarake”, tha Borisov.