Bota

Bullgaria do të japë mbi 4.5 milionë dollarë për refugjatët ukrainas

Qendra për media e qeverisë bullgare njoftoi se paketa e ndihmës humanitare për ukrainasit në vend nën statusin e "mbrojtjes së përkohshme" u pranua nga Këshilli i Ministrave

Burak Dağ  | 08.09.2023 - Përdıtësım : 09.09.2023
Bullgaria do të japë mbi 4.5 milionë dollarë për refugjatët ukrainas Foto: AA/Arkiv

Ankara

Qeveria e Bullgarisë vendosi që t'u sigurojë mbi 4.5 milionë dollarë ndihmë refugjatëve ukrainas në vend në kuadër të Programit të Ndihmës Humanitare, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Agjencisë së Lajmeve të Bullgarisë (BTA), qendra për media e qeverisë njoftoi se paketa e ndihmës humanitare për ukrainasit në vend nën statusin e "mbrojtjes së përkohshme" u pranua nga Këshilli i Ministrave.

Ndihma në vlerë mbi 4.5 milionë dollarë do t'u dërgohet ukrainasve në vend në kuadër të Programit të Ndihmës Humanitare për refugjatët ukrainas, të miratuar në vitin 2022.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të Kombeve të Bashkuara, mbi 165 mijë nga gjithsej 1 milion e 653 mijë ukrainas që kanë hyrë në Bullgari kanë statusin e "mbrojtjes së përkohshme".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın