Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
02 Dhjetor 2020•Përditësim: 02 Dhjetor 2020
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu do të marrë pjesë në një takim online të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) këtë javë, njoftoi sot Ministria e Jashtme e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu do të marrë pjesë në Takimin e 27-të të Këshillit Ministror të OSBE-së që do të organizohet nga Shqipëria, përmes video-konferencës më 3 dhe 4 dhjetor, thuhet në deklaratë.
"Gjatë takimit, çështjet kryesore në axhendën e OSBE-së do të diskutohen së bashku me shkëmbimin e mendimeve mbi kërcënimet dhe sfidat në gjeografinë e OSBE-së", theksoi ministria.