Mehmet Şah Yılmaz
06 Qershor 2021•Përditësim: 06 Qershor 2021
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu do të vizitojë Francën pas një ftese nga homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme turke thuhet se ministri Çavuşoğlu vizitën e tij në Francë do ta zhvillojë më 6-7 qershor.
Në takim do të diskutohen marrëdhëniet Turqi-Francë dhe Turqi-BE si dhe do të shkëmbehen pikëpamjet për çështjet aktuale rajonale dhe zhvillimet ndërkombëtare.