Nazlı Yüzbaşıoğlu
26 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu përmes një bisede telefonike i ka shprehur ngushëllime homologut të tij rus, Sergei Lavrov, për viktimat që humbën jetën në aksidentin ajror të aeroplanit rus të tipit Tu-154 në Detin e Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burime diplomatike, ministri Çavuşoğlu, i cili gjendet në kryeqytetin e Katarit, Doha, sot ka telefonuar homologun rus Lavrov.
Çavuşoğlu homologut të tij i ka shprehur ngushëllimet dhe pikëllimin për viktimat që humbën jetën si pasojë e aksidentit të djeshëm ajror në Detin e Zi të avionit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Gjatë bisedës ministri Çavuoşoğlu po ashtu e ka informuar homologun e tij rus në lidhje me takimet për Sirinë në Katar.