Şerife Çetin
11 Mars 2021•Përditësim: 11 Mars 2021
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar në kryeqytetin e Katarit, Doha, me ish-kryeministrin e Sirisë, Riyad Hijab, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu, në një deklaratë në Twitter, tha se ne takimin e tij me Hijab në Doha kanë trajtuar zhvillimet rreth situatës së fundit në Siri.
Kryediplomati turk gjendet në Katar për të marrë pjesë në Mbledhjen Trepalësh të Ministrave të Jashtëm Turqi-Rusi-Katar.