Sena Güler
27 Nëntor 2020•Përditësim: 27 Nëntor 2020
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka takuar homologët e tij nga nga Çadi dhe Maldivet në kryeqytetin e Nigerit, Niamey, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve diplomatike, kryediplomati Çavuşoğlu qëndron në Niamey për të marrë pjesë në seancën e 47-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe për të zhvilluar bisedime dypalëshe.
Çavuşoğlu u prit në aeroport nga ministri i Punëve të Jashtme të Nigerit, Kalla Ankourao, ndërsa më vonë në takime të ndara bisedoi me homologun e tij nga Çadi, Amine Abba-Sidick dhe me homologun e tij nga Maldivet, Abdulla Shahid.
Duke njoftuar në llogarinë e tij në Twitter mbi takimet, ministri Çavuşoğlu tha se ka pasur një "takim të sinqertë" me ministrin Sidick.
"Diskutuam për zgjedhjen e sekretarit të ri të Organizatës së Bashkëpunimit Islam", shkroi Çavuşoğlu, duke shtuar se Turqia do të vazhdojë të mbështesë arsimin dhe zhvillimin e popullit të Çadit.
Lidhur me takimin me ministrin Shahid, Çavuşoğlu tha se, "Ne do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin tonë në çdo fushë, veçanërisht në ekonomi, tregti, bujqësi dhe arsim".
Ai njoftoi se kompania ajrore turke "Turkish Airlines" sapo ka filluar fluturimet në kryeqytetin Male të Maldiveve në një lëvizje që do të "japë kontribute të rëndësishme për turizmin midis dy vendeve".