Ali Cura
16 Maj 2016•Përditësim: 16 Maj 2016
KIEV (AA) – Kryetari i Kuvendit Kombëtar Tatar të Krimesë dhe njëherazi edhe deputet i Ukrainës, Refat Çubarov, tha se qeveria ruse po sillet njëlloj sikurse qeveria sovjetike e cila e dëboi popullin tatar nga gadishulli në vitin 1944, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalimin të cilin e mbajti në mbledhjen me temë rreth syrgjynosjes së vitit 1944 dhe rreziqeve të pushtimit në vitin 2014, Çubarov shpalosi të dhëna në lidhje me zhvillimet e fundit në Krime.
Duke theksuar se qeveria ruse është mobilizuar për pastrimin e popullatës tatare të Krimesë pas pushtimit të saj, Çubarov u shpreh se “Qeveria ruse po sillet njëlloj sikurse qeveria sovjetike e cila e dëboi popullin tatar nga gadishulli në vitin 1944. 18 tatarë të Krimesë aktualisht gjenden në burg. 14 prej këtyre fajësohen për terrorizëm. Kjo listë do të rritet në ditët në vijim.”