Bota, Kulturë

Destinacioni i njohur i Kazakistanit, liqeni Issyk-Kul mirëpret vizitorë çdo muaj të vitit

Liqeni ndodhet në Parkun Kombëtar Ile-Alatau, me një lartësi mbidetare prej 1.756 metrash. Në periudhën sovjetike rajoni ishte një nga vendet më të rëndësishme të pushimit

Muhammed Enes Yıldırım  | 26.09.2024 - Përdıtësım : 27.09.2024
Destinacioni i njohur i Kazakistanit, liqeni Issyk-Kul mirëpret vizitorë çdo muaj të vitit Foto: Muhammed Enes Yıldırım / AA

Almatı

MUHAMMED ENES YILDIRIM

Liqeni Issyk-Kul, i cili njihet si perla e vendit në Kazakistan, tërheq vëmendjen e vizitorëve në të gjitha stinët e vitit me bukurinë e tij, shkruan Anadolu.

Në liqen dhe rrethinat e tij, një nga destinacionet e rëndësishme turistike të vendit, organizohen edhe ture me guidë.

Bujtinat dhe hotelet funksionojnë në rajon gjatë gjithë vitit, ndërsa shtigje ngjitjesh shkëmboresh dhe të ecjes u ofrohen adhuruesve të alpinizmit.

Liqeni ndodhet në Parkun Kombëtar Ile-Alatau, me një lartësi mbidetare prej 1.756 metrash. Sipas gjeologëve, liqeni është formuar më shumë se 8 mijë vjet më parë, kur një tërmet i fuqishëm shkaktoi një shembje në male dhe u shfaq një pengesë rreth 300 metra e lartë.

Në periudhën sovjetike rajoni ishte një nga vendet më të rëndësishme të pushimit.

Sidomos në vjeshtë, bimësia gjethegjerë rreth liqenit krijon imazhe të mrekullueshme me të gjitha nuancat e verdha dhe portokalli.

Liqeni posedon lloje të ndryshme të peshqve ndërsa përreth tij gjenden 30 lloje gjitarësh, përfshirë drerin e kuq, dhinë e malit, ujkun, rrëqebullin, ariun dhe leopardin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın