Bota

Dhjetëra të vrarë dhe të plagosur nga sulmi izraelit ndaj një shkolle në Gaza

Izraeli sulmoi një shkollë në lagjen Ad-Deraj të qytetit të Gazës, ku po strehoheshin palestinezët e zhvendosur

Safiye Karabacak, Jomaa Younis  | 18.03.2025 - Përdıtësım : 18.03.2025
Dhjetëra të vrarë dhe të plagosur nga sulmi izraelit ndaj një shkolle në Gaza

Gaza

GAZA (AA) - Në sulmin izraelit në një shkollë në lagjen Ad-Deraj të Gazës, ku ishin të strehuar palestinezët e zhvendosur u vranë dhe u plagosën dhjetëra njerëz, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime shëndetësore dhe dëshmitarë okularë, Izraeli shënjestroi një shkollë në lagjen Ad-Deraj të qytetit të Gazës, ku po strehoheshin palestinezët e zhvendosur.

Njoftohet se në sulmin ndaj shkollës dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën.

Pas armëpushimit në Gaza që hyri në fuqi më 19 janar, mëngjesin e sotëm Izraeli nisi sërish sulme të dhunshme në Rripin e Gazës.

Sipas një deklarate me shkrim nga Zyra e Qeverisë për Media në Gaza, 322 persona janë vrarë dhe zhdukur në sulmet pesë orëshe të Izraelit ndaj Gazës mëngjesin e sotëm dhe thuhet se ka dhjetëra njerëz të plagosur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın