Ekip
18 Tetor 2015•Përditësim: 18 Tetor 2015
HALEP (AA) – Grupet e armatosura opozitare në jug të qytetit të Sirisë, Halep të dielën kanë vrarë dhjetëra forca besnike të regjimit të presidentit Bashar al-Assad, duke shkatërruar një numër të automjeteve të regjimit, sipas burimeve lokale.
Burimet thanë për Anadolu Agency (AA) se forcat e regjimit të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, kishin sulmuar disa zona në jug të Halepit, duke shkaktuar përleshje me forcat opozitare, në të cilat 35 forca të regjimit u vranë dhe tetë automjete të regjimit u shkatërruan duke përfshirë edhe pesë tanke.
"Forcat e opozitës iu përgjigjën sulmit të regjimit me raketa dhe mortaja, duke shkaktuar humbje të rënda të forcave të regjimit, pavarësisht mbështetjes ajrore ruse", tha një burim lokal për AA.
Burimi i njëjtë pohon se përleshjet e vazhdueshme kanë detyruar banorët e fshatrave Alhader dhe Aleis, që ndodhen në jug të Halepit, të largohen nga shtëpitë e tyre nga frika e bombardimeve ajrore ruse.