Mohamed Sabry Emam Muhammed
28 Prill 2016•Përditësim: 28 Prill 2016
JERUSALEM (AA) – Një zyrtar palestinez ka thënë se dhjetëra kolonë hebrenj kanë dëpërtuar sot me forcë në pikën e nxehtë në Jerusalemin Lindor, në kompleksin e xhamisë Al-Aksa ku performuan ritualin Talmudik, raporton Anadolu Agency (AA).
“Situata në xhaminë Al-Aksa është shumë e rrezikshme në këtë kohë kur po përballemi me përpjekje të vazhdueshme të kolonëve për t'u futur brenda”, deklaroi për AA drejtori i xhamisë, Sheikh Omar al-Qiswani.
Kolonët u kanë bërë thirrje ndjekësve të tyre që të futen në kompleksin Al-Aksa, në kohën kur po shënojnë festën e tyre “Pesah” e cila këtë vit mbahet mes datave 22 dhe 30 prill.
Al-Qiswani ka bërë një apel në të cilin thërret shtetet muslimane të veprojnë në drejtim të ndaljes së Izraelit nga sulmet e vazhdueshme të cilat ia bën xhamisë Al-Aksa.
Sipas gazetarit të Anadolu Agency rreth 750 kolonë hebrenj kanë depërtuar dhunshëm në kompleks që nga fillimi i festës hebreje të dielën.