Timo Kirez
27 shtator 2023•Përditësim: 27 shtator 2023
Dhoma e Lartë e Parlamentit Zviceran, Këshilli i Shteteve, ka miratuar shitjen e 25 tankeve "Leopard 2" të Ushtrisë Zvicerane në Gjermani, transmeton Anadolu.
Transmetuesi publik SRF raportoi se ushtria zvicerane ka gjithsej 96 tanke "Leopard 2" të çaktivizuara. Dhoma e Ulët e Parlamentit Zviceran, Këshilli Kombëtar, e kishte miratuar tashmë planin në qershor.
Detajet e shitjes së tankeve te prodhuesi i tyre gjerman, Rheinmetall, duke përfshirë kohën e saktë, tani do të vendosen nga qeveria zvicerane.
Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck dhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kishin kërkuar në shkurt që tanket Leopard 2 t'i shiteshin Rheinmetall.
Kjo është për të zëvendësuar tanket që u dërguan në Ukrainë. Ministrat Habeck dhe Pistorius siguruan Zvicrën neutrale se nuk do të dërgonin tanket Leopard 2 në Ukrainë.