Dhoma e Përfaqësuesve në Florida miraton projektligjin që ndalon mediat sociale për personat nën 16 vjeç
Dhoma e Përfaqësuesve e Floridës votoi projektligjin e propozuar nga anëtarët e saj republikanë që do të ndalojë fëmijët nën moshën 16 vjeç të përdorin mediat sociale, pavarësisht nga miratimi i prindërve
Tallahassee
Dhoma e Përfaqësuesve në shtetin amerikan të Floridës ka miratuar një projekt-ligj që ndalon fëmijët nën moshën 16 vjeç të përdorin rrjetet sociale, pavarësisht nga miratimi i prindërve, transmeton Anadolu.
Dhoma e Përfaqësuesve e Floridës votoi projektligjin e propozuar nga anëtarët e saj republikanë që do të ndalojë fëmijët nën moshën 16 vjeç të përdorin mediat sociale, pavarësisht nga miratimi i prindërve.
Projektligji u pranua me 106 vota “po” ndaj 13 vota “jo”.
Teksa nuk kishte asnjë listë se cilat kompani të mediave sociale do të prekeshin nga këto ndalime, u deklarua se të gjitha platformat që "gjurmojnë veprimet e përdoruesve, lejojnë fëmijët të ngarkojnë përmbajtje dhe të kontaktojnë me përdorues të tjerë dhe përmbajnë përmbajtje të varur" janë brenda fushëveprimit të këtij ligji.
Tyler Sirois, një nga sponsorët e projektligjit, në fjalimin e tij tha: "Kompanitë e mediave sociale po përfitojnë nga fëmijët në rritje. Ky është modeli i tyre i biznesit. Pse po e bëjnë këtë? Për t'i mbajtur fëmijët tanë të lidhur me dopaminën në çdo luajtje automatike, çdo pëlqim, çdo njoftim të ofruar nga platformat e tyre".
Projektligji kërkon që kompanitë e mediave sociale të mbyllin llogaritë që zbulohet se përdoren nga fëmijët nën moshën 16 vjeç.
Aprovimi i guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis kërkohet që projektligji në fjalë të bëhet ligj.
- Reagimi nga Meta
Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Meta, e cila përfshin shumë platforma të mediave sociale, përfshirë Facebook dhe Instagram, Dhoma e Përfaqësuesve të Floridës u thirr për të gjetur një zgjidhje tjetër për këtë çështje dhe të mos ketë ndalesë.
Në deklaratë thuhet: "Shumë të rinj tani përdorin internetin dhe aplikacionet për të marrë informacion në shumë fusha si punët me kohë të pjesshme, arsimi i lartë, takimet fetare dhe shërbimet ushtarake. Duke ndaluar përdorimin e mediave sociale nga ata nën 16 vjeç, ju vendosni të rinjtë në rrezik për të qenë të pafavorizuar sesa bashkëmoshatarët e tyre në rajone të tjera".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.