Hassan Isilow
20 Shkurt 2016•Përditësim: 21 Shkurt 2016
JOHANNESBURG (AA) - Një biznesmen kolumbian i cili është për vizitë në Johanesburg, është diagnostikuar dhe paraqet rastin e parë të virusit Zika, bëri të ditur të premten Aaron Motsoaledi, ministri i Shëndetësisë së Republikës së Afrikës Jugore, raporton Anadolu Agency (AA).
Motsoaledi tha se biznesmeni ka shfaqur simptoma të etheve dhe skuqjes katër ditë pas mbërritjes në Republikën e Afrikës Jugore.
“Konfirmimi për këtë rast nuk paraqet asnjë rrezik për banorët e Afrikës së Jugut, ngaqë virusi nuk transmetohet prej njeriut tek njeriu. Transmetuesit e tij janë mushkonjat Aedes aegypti ose eventualisht mund të transmetohen nga nëna tek fetusi gjatë shtatzënisë”, tha Motsoaledi.