Bota

Disa emigrantë, përfshirë një fëmijë, humbin jetën në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Bruno Retailleau, e përshkroi incidentin si një “tragjedi të tmerrshme”, duke theksuar se “fëmija u shtyp për vdekje në një varkë”

Serdar Dincel  | 05.10.2024 - Përdıtësım : 07.10.2024
Disa emigrantë, përfshirë një fëmijë, humbin jetën në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Disa emigrantë, duke përfshirë një fëmijë, kanë humbur jetën në përpjekjen e tyre për të kaluar Kanalin Anglez, transmeton Anadolu.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Bruno Retailleau, e përshkroi incidentin si një “tragjedi të tmerrshme”, duke theksuar se “fëmija u shtyp për vdekje në një varkë”.

Retailleau fajësoi për tragjedinë kontrabandistët e qenieve njerëzore, sipas të cilit, ata "kanë gjakun e këtyre njerëzve në duart e tyre".

Duke cituar gazetën lokale ‘La Voix du Nord’, mediat raportuan se të paktën katër emigrantë humbën jetën në dy incidente të ndara, duke përfshirë një fëmijë të vogël.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.